Çregjistrim i përkohshëm i mjetit.

Data e lajmit: 08 Feb 2021

Një nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve:

  • Nuk do qarkulloj për një periudhë të konsiderueshme me mjetin por nuk dua të llogariten detyrimet (paguaj taksat) për aq kohë sa mjeti nuk do përdoret aspak për qarkullim.

Si duhet të veproj?

  • ÇREGJISTRIM I PËRKOHSHËM

Ju duhet të paraqiteni pranë drejtorisë rajonale ku banoni dhe të keni me vete:

  1.  Dokument identifikimi.
  2.  Lejen e qarkullimit të mjetit
  3.  Targat e mjetit
  4. Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit,

duhet të jenë shlyer!

Pas çregjistrimit të përkohshëm, ju mund ta bëni sërish aktiv mjetin kurdo që të dëshironi.

Gjatë periudhës që mjeti do qëndrojë i çregjistruar nuk do të ketë taksa vjetore, por vetëm një tarifë shërbimi prej 200 lekësh në vit. DPSHTRR administron dhe ruan dokumentet dhe targat e mjetit pa kosto për një periudhë 5-vjeçare. Pas kësaj periudhe, do të llogaritet një tarifë për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit dhe të targave.

Për më shumë informacion vizitoni www.dpshtrr.al

#DPSHTRR #MIE #ZëriYtDëgjohet #PyetjeTëShpeshta #FAQ #ÇregjistrimIPërkohshëmIMjetit