DRSHTRR Berat - Kërkesë për Shprehje Interesi - Marrje të Ambienteve me Qira

Data e lajmit: 16 Apr 2021

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR MARRJEN ME  QIRA TË PASURISË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË DREJTORISË RAJONALE TË SHERBIMEVE TE TRANSPORTIT RRUGOR BERAT

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor është e interesuar të marrë me qira godinë/objekt ndërtimor dhe truall për ushtrimin e veprimtarisë se saj, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

1 - Afati i marrjes me qira të ambientit do të jetë për 1 vit (12 muaj).

2 -  Ambienti që kërkohet të merret me qira nga DRSHTRR Berat përbëhet nga truall dhe godinë . Sipërfaqja e lire e truallit duhet të sigurojë:

- mundësinë e parkimit të mjeteve të punonjësve, të mjeteve të drejtorisë dhe të mjeteve që paraqiten për shërbim. Pra, prona duhet të ketë sipërfaqe trualli te lire për parkimin e mjeteve me hapësirë jo me pak se 350 m2 dhe jo më shumë se 450 m2,

- sipërfaqja e truallit duhet të jetë e sistemuar dhe  i asfaltuar  (me shtresë betoni ose tjetër),

- sipërfaqja e godinës duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • të ketë sipërfaqe jo më pak se 680 m2 dhe jo më shumë se 780 m2, e ndarë në disa kate ose vetëm 1 kat,
  • të ketë zgjidhje planimetrike sipas kërkesave dhe specifikave të funksionimit të DRSHTRR Berat,
  • të ketë sallë shërbimi për akomodimin e të paktën 11 punonjësve të sportelit dhe qytetarëve që paraqiten për shërbim,
  • ë ketë një ambient për klasën për marrjen në provim të kandidatëve për leje drejtimi, ku të jetë mundësia të vendosen jo me pak se 12 poste provimi (tavoline+kompjuter), 1 post fotografimi si dhe të ketë një zyrë për komisionerët ku të jetë mundësia e shikimit nëpërmjet xhamit me klasën ose e lidhjes direkte me klasën. Preferohet që klasa të ketë hyrje të ndarë nga shërbimi i sallës,
  • ë ketë një ambient për pozicionimin e 1 punonjësi të hartimit të kontratave të ndryshimit të pronësisë. Është e pranueshme që ky punonjës të pozicionohet edhe në sallën e shërbimit duke rritur kështu numrin e punonjësve që do akomodohen në sallën e shërbimit,
  • ë ketë ambient për kryerjen e kontrollit fizik të mjeteve , ku mjetet që paraqiten për kontroll fizik të mund të hyjnë dhe dalin lirisht. Gjithashtu në këtë ambient do të pozicionohen 2 punonjës të kontrollit fizik. Është e pranueshme që 2 punonjësit e kontrollit fizik të mjeteve të pozicionohen edhe në sallën e shërbimit duke rritur kështu numrin e punonjësve që do të akomodohen në sallën e shërbimit,
  • ambiente për arkivën e Drejtuesve të Mjeteve dhe arkivën e Regjistrimit të Mjeteve. Në këto ambiente do të arkivohen dosjet e drejtuesve të mjeteve dhe dosjet e mjeteve. Gjithashtu në seicilën arkivë të jetë mundësia e akomodimit të 1 punonjësi arkivist (tavolinë+kompjuter),
  • të ketë një zyrë për drejtor,
  • të ketë një zyrë për Degën e Financës ku të mund të akomodohen 3 punonjës,
  • të ketë një zyrë për Degën e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse ku do të akomodohet 1 punonjës,
  • të ketë zyrë për punonjës me detyrë protokoll/ arkivë dhe zyrë për punonjësin me detyrë “Magazinier”,
  • të ketë një ambient për punëtorin e pastrimit ku të mund të vendosen materialet e pastrimit , detergjent (ky ambient do të jetë më i vogël se zyrat e punonjësve),
  • godina të ketë sipërfaqe ndihmëse si korridore dhe tualete . Tualetet të jenë në pozicione të favorshme për punonjësit dhe të pajisuara me pajisjet hidrosanitare. Preferohet që nëse godina do të jetë me kate të ketë tualete në çdo kat si dhe të jenë të sistemuara shkarkimet e tyre.Gjithashtu, në pasurinë që do të merret me qira duhet të ketë 2 tualete edhe për qytetarët që paraqiten për shërbim të cilet të jenë të veçanta nga ato të punonjësve,
  • të gjitha ambientet të jenë të shtruara me pllaka, të patinuara, të lyera, me dyer të brendshme dhe të jashtme si dhe me dritare,
  • të gjitha ambientet duhet të kenë ndriçim dhe çelsa për komandim,
  • hyrjet dhe daljet në godinë (duke përfshirë këtu dyer dhe dritare) të jenë të siguruara me dyer, dryna të fortë dhe të sigurt.,
  • tarraca e godinës të jetë e rregullt, pa probleme si dhe e sistemuar për shkarkimin e ujrave të saj.

3 - Duke qënë se pranë drejtorisë mund të paraqiten edhe pronar mjetesh me statusin “invalid” apo me aftësi të kufizuara, ambienti i kërkuar të mos paraqesë vështirësi për ketë kategori personash. Hyrja në sallën e shërbimit të jetë e pajisur edhe me rampa për personat me aftësi të kufizuar.

4 - Godina të jetë e suvatuar dhe e lyer në sipërfaqen e jashtme duke ofruar në tërësinë e saj imazhin e një drejtorie shërbimi funksionale dhe në shërbim të sa më shumë qytetarëve.

5 - Preferohet që hyrja në sallën e shërbimit të jetë e ndryshme nga hyrja e personelit.

6 - Ambienti rrethues të jetë i sistemuar në mënyrë që të lejojë funksionimin normal të aktivitetit të DRSHTRR-së Berat.

7 - Për çdo pozicion pune duhet të përllogaritet vendosja e tavolinës së punës së bashku me të gjitha pajisjet e nevojshme si kompjuter, printer, fotokopje etj. Gjithashtu duhet të jenë të gatshme lidhja me energji elektrike, ujësjellës, telefoni, internet si dhe të merret përsipër nga poseduesi i pronës përgatitja me shpenzimet e veta të ndërhyrjeve të nevojshme me qëllim përshtatjen me programet e punës së institucionit. 

8 - Prona (truall+godinë) të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, ku kusht kryesor është komunikimi i pronës me rrugë urbane kryesore ku të lëvizin lirshëm makineri të tonazhit të rëndë.

9 - Prona të këtë facilitete të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës, kanalizime, telefoni, internet etj).

10 - Prona preferohet të jetë brenda Unazës së Qytetit të Beratit.

Në rast se Ju dispononi një pasuri që plotëson kriteret e mësipërme dhe mund te merret me qira nga DRSHTRR-Berat, jeni të lutur të shprehni interesimin tuaj nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:

  • Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  • Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2, me afat 1-vjecar (12 muaj). Në formularin e ofertës të jetë e përcaktuar çmimi për m2 për truallin dhe godinë.
  • Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me palë të treta dhe prona është e lirë;
  • NIPT/NUIS-i, certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKB; në rast se është person fizik apo juridik.
  • Fotokopje e letërnjoftimit elektronik.
  • Vërtetimi nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
  • Vërtetim nga njësia vendore përkatëse se nuk ka detyrime për taksat vendore.
  • Dokumentacion vërtetues certifikatë/vertetim pronësie, kartelë dhe harte treguese të pasurisë që pretendohet të jepet me qira ose aktmarrëveshje për administrimin e pronës në rast se ofertuesi nuk është i njëjtë me pronarin. Kartela e pasurisë të jetë e rifreskuar brenda 3 muajve të fundit.
  • Planimetrinë e zgjidhjes teknike për sipërfaqen që jepet me qira.
  • Deklarata për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara.
  • Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të ambienteve me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

Oferta duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat me adresë: Lagjia “Baki Gjebrea”, pranë ish Parkut të Autobusëve Berat, tel : 032234945 , e-mail:drberat@dpshtrr.gov.al

Afati kohor për dorëzimin e ofertës konkurruese do të jetë brenda 14 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi.

Publikuar sot më datë 16.04.2021.