Vijon puna për rikualifikimin tërësor edhe në QKT e Tirana 2 (NSHRAK)!

Data e lajmit: 20 Apr 2022

Në kuadër të transformimit rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor, vijon puna për rikualifikimin tërësor në Qendrën e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK). Synojmë përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët dhe personelin e shërbimit, rritjen e sigurisë në proceset teknike dhe modernizimin e shërbimit të kolaudimit të mjeteve rrugore. Investimet jo nga buxheti i shtetit por 100% me fondet e DPSHTRR nga vetëfinancimi si një rezultat i mirëadministrimit. Pa rritur tarifa, përkundrazi duke i përgjysmuar ato për qytetarët shqiptarë.