Shërbimet e Kontrollit Teknik rikthehen nën administrimin e DPSHTRR

Data e lajmit: 29 May 2021

   

Shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore rikthehet nën administrimin e DPSHTRR-ës:

• Asnjë tarifë ekzistuese nuk ndryshon ose nuk rritet.

• Ndryshon periudha e kolaudimit.

• Autovetura e motomjete të reja (0 km) nuk kolaudohen 3 vitet e para dhe çdo mjet tjetër i ri nuk kolaudohet vitin e parë.

• Mjetet me km, autovetura dhe motomjete kolaudohen çdo 2 vjet.

 • Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh (Autobus), mjete transporti special, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit.

 • Afatet e reja do t'i njihen çdo mjeti me çertifikatë kolaudimi që ka datë skadence pas datës 23.12.2020. Mjetet e regjistruara për herë të parë të reja do të përfitojnë gjithashtu periudhën përkatëse pa detyrim kolaudimi.

 • DPSHTRR do të informojë në vijimësi çdo kategori mjeti për detyrimin, që të kryejë kolaudimin në kohën e përcaktuar.

 KUJDES: Mos qarkulloni pa paguar taksat vjetore të mjetit dhe pa rinovuar TPL-në (siguracionin e detyrueshëm) në datat përkatëse çdo 1 vit!

Drejtuesit e mjeteve janë përgjegjës për gjendjen teknike, funksionale dhe sistemet e mjetit përpara çdo lëvizjeje në qarkullim! (Ligji 8378 - Kodi Rrugor: Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4!)

#Kolaudimi #DPSHTRR #MIE #AutomotorizimiShqiptar