Rehabilitimi i Qendrave të Kontrollit Teknik

You are here

   Tek qendrat ku shërbimi ka nisur sot, personeli i DPSHTRR-ës ka vijuar ditën e djeshme deri në orët e vona testimet , përgatitjet dhe pastrimin për të garantuar kushte thelbësore sigurie, higjiene, sinjalistikë orientuese dhe mirëfunksionimi sistemesh/pajisjesh për punonjësit e rinj të kolaudimit dhe për drejtuesit e mjeteve që kryejnë kontrollin teknik. 

Rehabilitimi i Qendrave të Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore, faza për rihapjen graduale të shërbimit për kategori të caktuara mjetesh e cila do të pasohet nga ndërhyrje të tjera infrastrukturore në disa drejtori rajonale të DPSHTRR-ës.

Qëllimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Transporit Rrugor është që brenda 2021-shit do t’i kthejë dinjitetin dhe rëndësinë shërbimit të Kontrollit Teknik, me kujdes të plotë për interesin publik.

DPSHTRR kërkon mirëkuptimin e të gjithëve sepse ditët, javët e para, do të ketë edhe probleme operative, deri në optimizimin e duhur.

#DPSHTRR #MIE #QKT  #AutomotorizimiShqiptar