DRSHTRR Vlorë - Investimi për transformimin e godinës

Data e lajmit: 23 Jun 2021

 Rikthimi i shërbimit të Kontrollit Teknik nën administrimin e DPSHTRR, shënon kthesë edhe për këtë sektor në Automotorizimin Shqiptar. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka nisur ndërhyrjen e plotë rikualifikuese, të qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor, estetik dhe funksional, drejt një standardi bashkëkohor, cilësor dhe të denjë.

Punimet do vijojnë pa e ndërprerë shërbimin ndaj qytetarit, me një plan të mirëorganizuar.

Sipërfaqja e projektit 4,262 m2, objekti ​845 m2, sistemime rrugëkalime, parkime 2,995 m2, trotuare ​​​​​170 m2, gjelbërim 422 m2, ku përfshihen këto ndërhyrje:


• Rikonceptim i organizimit të marrjes së shërbimit në kapanon dhe ndriçim brenda;

• Risuvatime, lyerje godina brenda e jashtë;

• Hidroizolim tarrace;

• Dyer/dritare të reja;

• Shtrim i ri me pllaka dhe shtresat speciale për dyshemenë teknologjike të KT;

• Tualete te reja, instalime, pajisje hidrosanitare;

• Rikonceptim, brandim e unifikim i fasadës;

• Rikonstruksion i ambjenteve të pritjes, zyrave, dhe magazinimit;

• Sinjalistikë e nevojshme info dhe orientuese;

• Rikonceptim i sheshit funksional;

• Riorganizim i qarkullimit të mjeteve me sinjalistikë horizontale dhe vertikale;

• Displinim i ujrave sipërfaqësore;

• Riorganizim i parkimit të automjeteve që marrin shërbim;

• Vendpushime me sipërfaqe të gjelbra dhe bimësi;

• Ndriçimi i sheshit jashtë;

• Ndërtim i vendqendrimit të rojes.

#DPSHTRR #MIE #QKTKolaudimiVlorë #VëmendjaTeQytetarët

#KontrolliTeknik #AutomotorizimiShqiptar