FTESË PËR OFERTË
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:
Emri: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
Adresa: Rr. “Muhedin Llagani”, Nr. 10 Tiranë.
Tel/Fax: 0355 688015833
E-mail: dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Faqja e Internetit: www.dpshtrr.gov.al
OBJEKTI:
PËR BLERJEN E NJË TRUALLI DHE GODINE PËR SISTEMIMIN E PUNONJËSVE TË DPSHTRR-së
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të interesuarit/ofertuesit se kërkon të blejë truall dhe godinë për sistemimin e punonjësve të DPSHTRR-së, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Prona e kërkuar duhet të përmbushë kriterin e afërsisë me QKT-Prezë deri në një reze afersisht 5 km, për të mundësuar ofrimin e shërbimit të pagesës së taksvave dhe ushtrimin e funksioneve të lidhura me kontrollin teknik, si DKT, Retro etj.
- Në truallin dhe objektin e kërkuar të ketë hapësirë për zhvillimin e Testimit Praktik të Kanditatëve të DRSHTRR Tiranë, min. 4000 m2.
- Sipërfaqe ndërtimi jo më pak se 2000 m2, e përshtatshme për zyra, e pajisur me infrastukturën elektrike, sistem kondicionimi, ndriçim dhe me ndarje funksionale;
- Objekti duhet të jetë në kushte optimale dhe të mos ketë nevojë për ndërhyrje/riparime;
- Të ketë një ambient/hapësirë që do të përdoret nga sektori RETRO për kontrollin e mjeteve historike;
- Sipërfaqe trualli jo më pak se 5000 m2, e rrethuar, e sistemuar dhe e shtruar me asfalt/beton.
- Prona të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit të DRSHTRR Tiranë, ku kusht është lidhja e saj me rrugë urbane ku të lëvizin lirshëm makineri të tonazhit të rëndë;
- Prona të jetë e rrethuar sipas certifikatës së pronësisë;
- Prona të këtë akses të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës, kanalizime, telefoni, internet etj);
- Objekti duhet të ketë funksional rrjetin elektrik të brendshëm të përshtatshëm për zyra, rrjetin elektrik të jashtëm për ndriçimin e sheshit (hapësirës);
- Objekti duhet të ketë funksional linjat dhe rrjetin informatik i cili të jetë i shpërndarë në të gjithë godinën, duke përfshirë edhe dhomën e serverit;
- Objekti duhet të ketë të vendosur dhe funksional sistemin e mbrojtjes nga zjarri, të jetë i pajisur me sistemin dhe sinjalistiken e duhur të emergjencës, të jetë e pajisur me gjenerator për të siguruar energji eletrike pa ndërprerje, të ketë infrastrukturen e nevojshme për furnizim me ujë pa ndërprerje, të ketë të instaluar dhe funksional sistemin e kondicionimit ngrohje/ftohje në të gjithë hapësirën;
- Objekti duhet të jetë funksional për 110 poste pune përfshirë rrjetin lan dhe postet e energjisë së nevojshme;
- Ambienti duhet të ketë infrastrukturën e nevojshme për aksesin e personave me aftësi të kufizuara;
- Ambienti të ketë standardin sanitar sipas memorandumit të OSHA-s të datës 6 prill 1998, ose mundësi adaptimi të këtij standardi (5 tualete për 81-110 punonjës, si dhe për qytetarët që do marrin shërbim);
- Objekti duhet të ketë hapësiren e duhur që do të shërbejë si mensë për plotësimin e nevojave të punonjësve;
- Ambientet të jenë të patinuara apo suvatime cilësore, të lyera, me dyer të brendshme dhe të jashtme, dritare sipas standartit dhe me të gjithë rifiniturën e brendshme e të jashtme të nevojshme;
- Godina të jetë e suvatuar dhe e lyer në sipërfaqen e jashtme;
- Ambienti rrethues të jetë i sistemuar në mënyrë që të lejoje funksionimin normal të aktivitetit të DPSHTRR-së, Task Forcës, Sektorit të Taksave dhe Drejtoria e Kontrollit Teknik;
- Të ketë minimumi një server room ku terminojnë të gjitha lidhjet e rrjetit Lan.
- Switch duhet të jetë i përshtatshëm për akomodimin e 120 portave.
Shënim: Me post pune nënkuptohet blloku prej 2 priza fuqie dhe 1 prizë rrjeti informatik RJ45.
2. Ofertat që do të paraqesin konkurrentët për konkurrim përbëhet nga dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
- Oferta e ofertuesve me cmim për m2 truall dhe m2 ndërtesë
- Ofertuesi duhet të vërë në dispozicion një kopje të noterizuar të certifikates së pronësisë së bashku me dokumentacionin shoqërues: kartelë dhe hartë treguese të përditësuar, brenda 3 (tre) muajve të fundit.
- Vërtetimin nga autoriteti përkatës për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, për statusin juridik të sipërfaqes së tokës dhe objektit (godinës);
- Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me pale të treta;
- Ofertuesi duhet të vërtetojë qe ka shlyer të gjitha detyrimet, sipas legjislacionit në fuqi;
- Gen–plan, ku përcakton vend-ndodhjen dhe sipërfaqen e ambjentit të ofruar si dhe planimetrinë të hartuar nga një inxhinier/subjekt i licensuar.
- Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të godinës me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar.
Ky dokumentacion të paraqitet në një zarf, të mbyllur, nënshkruar nga ofertuesi, me mbishkrimin “Ofertë për blerje trualli dhe godine për sistemimin e punonjësve të DPSHTRR-së” dhe i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë,në datën dhe orën e hapjes së konkurrimit. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje e noterizuar.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.
Vendi i zhvillimit te konkurrimit:
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporit Rrugor ,zyra e protokollit, me adresë: Adresa: “Rr. “Muhedin Llagani” Nr.10”, Tiranë; Tel.: +355 69 801 5 833 Fax.: +355 (0) 4 2238175;
Ofertat dorëzohen nga të interesuarit/konkurrentët, fizikisht, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar për zhvillimin e konkurrimit.
Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave konkurruese do te jete data: 30/07/2021ora 10:00.
Data e publikimit: 26.07.2021