Ambasadorët e Sigurisë Rrugore – Deborah Keçi mesazh sensibilizues ndaj pedalimit të sigurtë

Data e lajmit: 28 Jul 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, falenderon sportisten dhe Drejtoreshën e KF Tirana, Deborah Keçi, që pranoi menjëherë ftesën për të qenë Ambasadore e Sigurisë Rrugore për të ndarë me ne disa këshilla mbi pedalimin e sigurt.

Biçikleta është një nga mjetet më praktike dhe argëtuese të transportit në qytet.

A e dini se:

• 51% e të prekurve nga aksidentet rrugore në zonat urbane janë çiklistët dhe këmbësorët.

• 97% e çiklistëve të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja fatale, nuk kishin vendosur kokoren.

Disa prej këshillave që ne duhet të ndjekim gjithmonë kur pedalojmë janë:

•Të qarkullojmë gjithmonë në korsitë e rezervuara për biçikletat, kur ato ekzistojnë.

•Kur nuk ka korsi të dedikuar, duhet të lëvizim në kufirin e djathtë të rrugës, në të njëjtin drejtim me rrjedhën e trafikut.

•Duhet të sinjalizojmë me dorë sa herë dëshirojmë të ndryshojmë drejtimin apo korsinë.

•Si çiklistë, duhet të ndalemi përpara semaforit të kuq dhe të respektojmë këmbësorët në vijat e bardha.

•Nuk duhet të harrojmë se trotuarët janë një hapësirë e rezervuar për këmbësorët, jo për çiklistët.

Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore!

Jep kontributin tënd, shpëto jetë!

www.dpshtrr.gov.al

#DeborahKeçi #AmbasadorëTëSigurisëRrugore #PedaloISigurt#VendosKokoren#UdhëtojmëTëSigurt #ShpëtoJetë #DPSHTRR #MIE

 


 

Video: 

DPSHTRR: Deborah Keçi, mesazh çiklistëve për pedalimin e sigurt!