DPSHTRR Kontrolli Teknik - Parregullsia e gomave sjell ngeljen në kolaudim

You are here

Një ndër faktorët kryesor të ngeljes në Kontrollin Teknik te automjeteve, janë dhe gomat të cilat nuk janë të përshtatshëme për rrugë dhe krijojnë rrezik jo vetëm për drejtuesin e mjetit, por për të gjithë qytetarët.

DPSHTRR, ka si qëllim rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve, por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk do të dot më Testin e Kontrollit Teknik.

Këta drejtues mjetesh do të jenë ngelësa në kolaudim dhe një rrezik më pak për ndotjen dhe qarkullimin rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, i bën thirrje të gjithë qytetarve që të riparojnë brenda afateve ligjore mjetet rrugore nën pronësinë e tyre. Çdo mjet duhet të kontrollohet  përpara çdo udhëtimi.

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4, ju bën direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjete rrugore me probleme teknike ose funksionale. Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash, por edhe pezullim totalisht i mjetit për qarkullim rrugor.

Denonco çdo anomali të mjeteve rrugore në webin tonë:

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #UljeNdotjeje #RrugëMëTëSigurta #Disiplinim #AutomotorizimiShqiptar

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”