Këndit Edukativ i Trafikut në Vlorë

You are here

Këndet Edukative të Trafikut do të jenë një realitet në shumë qytete, si shembulli që po DPSHTRR po jep në Vlorë, ku vijon puna për instalimin e sinjalistikës vertikale dhe sistemimin e gjelbërimit.

Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka si qëllim, që fëmijët të mësojnë rregullat duke simuluar që të vegjël kënde të mirëfillta të Sigurisë Rrugore.

Një risi në ambientet e Shkollës Industriale “Pavarësia”, Vlorë, ku do të zhvillohen simulime të qarkullimit rrugor, për orë aktive mësimore mbi Sigurinë Rrugore, së bashku me studentët e degës së Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe instruktorëve të ardhshëm të autoshkollave.

Ky kënd, vetëfinancim i DPSHTRR, përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një shtrirje e cila improvizon rrugën me të gjithë elementët e saj, si sinjalistikat e shtrira, semaforët, tabelat, trafikndarëset e gjelbërimin.

Këndi i Sigurisë Rrugore nuk angazhon vetëm studentët e SHIP, ai vjen si një dhuratë nga DPSHTRR edhe për të gjithë fëmijët e qytetit të cilët të shumtë në numër do kalojnë orë edukative në këtë ambient. Përgatisim breza të formësuar me rregullat e përdorimit të rrugës.

DPSHTRR për studentët!
DPSHTRR për fëmjët!

https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

#DPSHTRR #MIE #Vlora #TrafficGarden #RoadSafety #Edukojmë #DRSHTRRVlora #PërgjegjësiaSociale #SiguriaRrugore #EdukimMbiTrafikun #FormimNdërgjegjësim #SHIP #FIA #ACA