DPSHTRR Kontrolli Teknik - Statistikat e periudhës Korrik-Gusht

You are here

Prej 31 Majit, 2021, shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik është rikthyer nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku gjatë periudhës Korrik - Gusht, janë testuar 101,441 mjete rrugore nga të cilat:

69.6% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete (4 deri 8+1).

18.5% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete kamiona.

4% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete autobusa.

2.5% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete rimorkio.

5.1% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë motomjete.

0.3% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete mjete ndërtimi/punimi toke.

27,943 mjete ose 27.5% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar.
25,078 (89.8%) mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave.

2,445 (8.7%) mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve.

420 (1.5%) mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt).

Disa prej arsyeve të ngeljes në Kontroll Teknik, pas marrjes në ritestim janë:

51% mangësi vizuale e funksionale
23% sistemi i frenimit
13% sistemi i shkarkimit të gazrave
13% sistemi i drejtimit së përcjelljes së fuqisë në akse dhe i amortizimit

DPSHTRR, ka si qëllim rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve, por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk do të dot më Testin e Kontrollit Teknik.

Këta drejtues mjetesh do të jenë ngelësa në kolaudim dhe një rrezik më pak për ndotjen dhe qarkullimin rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, i bën thirrje të gjithë qytetarve që të riparojnë brenda afateve ligjore mjetet rrugore nën pronësinë e tyre. Çdo mjet duhet të kontrollohet  përpara çdo udhëtimi.

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4, ju bën direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjete rrugore me probleme teknike ose funksionale. Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash, por edhe pezullim totalisht i mjetit për qarkullim rrugor.

Denonco çdo anomali të mjeteve rrugore në webin tonë:

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #UljeNdotjeje #RrugëMëTëSigurta #Disiplinim #AutomotorizimiShqiptar