Siguria Rrugore në shkollën "24 Maji", Vlorë!

Data e lajmit: 04 May 2022

Zërat gazmore të nxënësve të klasave të para të shkollës “24 Maji” Vlorë, mbushën hapësirën e Këndit Statik të Sigurisë Rrugore, tashmë një nga destinacionet e preferuara të vogëlushëve! Pas një rrugëtimi të gjatë për të mësuar si të lexojnë, fëmijët u argëtuan gjatë orës edukative duke mësuar mbi rregullat dhe tabelat e qarkullimit rrugor, mbi respektimin e këmbësorëve dhe sinjalistikave pasive e dinamike! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është e vendosur të vijojë me trajnime, motivime e simulme të situatave të trafikut, si formë ndërgjegjësimi për brezin e ri!