Nesër, në South Outdoor Festival me Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore!

You are here

Nesër ju presim në Borsh në Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore në South Outdoor Festival!
Kjo është mundësia më e mirë, që teksa eksploroni Borshin, fshatrat përreth të Himarës e aventurat e radhës në jugun e Shqipërisë, fëmijët tuaj të jenë të angazhuar në një aktivitet të këndshëm edukativ! Do të simulohet një rrugë e cila do të kalohet përmes instruktorëve dhe ambasadorëve të sigurisë rrugore të stafit tonë, dhe do të mësojnë tabelat dhe sinjalistikën kryesore që hasim si këmbësorë e jo vetëm.