Analizë Mbi Sigurinë Rrugore Janar - Prill 2022

You are here

Opinioni publik ka përjetuar disa ngjarje të rënda aksidentesh rrugore, që nuk duhet të përsëriten. Për të analizuar situatën aktuale dhe për ta krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021, shifrat e  pasqyrës përmbledhëse për periudhën Janar-Prill 2022 e statistikës zyrtare,  tregojnë 20% më pak viktima. 

Si projeksion Shqipëria kryeson progresin pozitiv me +8% në sigurinë rrugore për vitin 2022 krahasuar me rajonin e vendet e BE.

Të dhënat shënjestrojnë problematikën e trafikut në zonat urbane, me 55% të aksidenteve rrugore në Shqipëri, 15% më shumë se mesatarja e vendeve të BE. 

Gjithashtu, del në fokus puna që duhet bërë për edukimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, të cilët ndërveprojnë në zonat urbane, ku këmbësorët janë 45% e të përfshirëve në aksidente, jo vetëm për faj të drejtuesve të mjeteve rrugore. 21,6% më shumë këmbësorë të përfshirë krahasuar me mesataren e vendeve të BE. 

Projeksioni flet për 60 viktima në vit për 1 milion banorë (14.3% më pak viktima/1 milion banorë) krahasuar me 2021.

Të dhëna të tjera me rëndësi: 

  • 2 indeksi i vdekshmërisë për 10.000 mjete, 26% më pak krahasuar me vitin 2021.
  • 1.4 indeksi i vdekshmërisë për 10.000 drejtues mjeti, 22% më pak se viti 2021.

Përgjatë vitit 2021, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Transportit Rrugor ka ndërmarrë një sërë nismash të cilat nxisin edukimin mbi sigurinë rrugore:

  • Mbi 70 evente edukative me mbi 5,000 pjesëmarrës.
  • Një sërë videosh ndërgjegjësiese, publikime, botime dhe seriali edukativ “N’Timon”.
  • Certifikimi dhe zyrtarizimi i programit të përgatitjes teorike për lejen e drejtimit.
  • Simulimi online i testit zyrtar teorik në lejedrejtimi.dpshtrr.al.
  • Rritja e cilësisë së shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve.
  • Marrëveshje ndërinstitucionale për sigurinë rrugore me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe me Policinë e Shtetit.

Një thirrje e nevojshme për të gjithë përdoruesit e rrugës: Zbatoni sinjalistikën e qarkullimit në rrugë!