Takim me Drejtuesin e ri të Policisë së Qarkullimit Rrugor, Z. Altin Qato!

You are here

   

Me Drejtuesin e ri të Policisë së Qarkullimit Rrugor, Z. Altin Qato, për nisjen menjëherë të punës, aty ku kemi bashkëpunim në proces por sidomos për një mentalitet të ri marrëdhënieje DPSHTRR - Polici Rrugore, mbi projekte e nisma për sigurinë rrugore, goditje të abuzivitetit absolut që gërryen prej vitesh transportin rrugor, linjat dhe operatorët, sinergji për risi e inovacion në kontrollin rrugor, angazhim për disiplinim të sektorit të autoriparimeve, bashkim forcash për ndërveprim informatik e në kohë reale, koordinim me Task-Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë e Shtetit, krijimin e një ure komunikuese 24/7 mes dy institucioneve tona sa i takon çdo situate monitorimi e verifikimi me qëllim masash ndaj mjeteve jashtë normave, pa targa të vlefshme, pa taksa e pa kolaudim, pa licenca e pa certifikime!