DRSHTR - KORÇË KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - MARRJE TË AMBIENTEVE ME QIRA

Data e lajmit: 11 Nov 2021

Drejtoria Rajonale e Sherbimit të Transportit Rrugor Korçë kërkon të marrë një ambjent me qira në Bashkinë Pogradec, ku të ushtrojë aktivitetin e saj në lidhje me shërbimet që do të ofrojë me qytetarët, kryesisht me pagesën e taksave dhe rinovimin e lejeve të drejtimit etj.

Zyra të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit ku të ketë komunikim me rrugët urbane kryesore, sipërfaqja e objektit të jetë jo më pak se 50 m 2, të ketë kushte të nevojshme, si dhe të ketë facilitete të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës kanalizime, telefoni, internet.)

Palët e interesuaara të cilat shprehin interes të dorëzojnë dokumentacionin përkatës ligjor pranë DPSHTRR Korçë brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e publikimit.