Takim prezantues i Automotive Fair Albania

You are here

Automotive FAIR Albania nuk do të jetë vetëm një panair, por dhe një takim mes risisë e teknologjisë më të fundit të botës automotive. 

Së bashku me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, u zhvillua një takim me përfaqësues të koncesionarëve më të mëdhenj në vend e të tjerë të pranishëm, ku u prezantua Automotive Fair Albania, edicioni i I-rë, një nismë e MSHMS në bashkëpunim me DPSHTRR - MIE për të promovuar e mbështetur tregun automotiv në Shqipëri e ndarë eksperiencat në rajon.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe problematika të ndryshme të këtij sektori, çështje të cilat do të trajtohen më gjerësisht në forumet e Automotive Fair Albania, në datat 17-18-19 Qershor.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.automotivefairalbania.al