Leja e Re e Qarkullimit- Qytetarët shprehen

Data e lajmit: 09 Jun 2022

Një tjetër risi vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për lejen e re e qarkullimit të mjeteve. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka realizuar Vox Pop-e duke intervistuar qytetarët, për të marrë opinionet e tyre mbi lejen e re të mjetit.

Leja e re e qarkullimit ofron kushte maksimale sigurie, nuk përmban afat skadence, është rezistente ndaj dëmtimeve dhe vjen me një çmim 40% më të ulët. 

Gjithashtu, ky dokument i ri, tashmë do të unifikojë tre dokumenta në një të vetëm, me të dhëna sipas kodeve të Bashkimit Europian.

 

Për më shumë ndiqni:  

https://www.facebook.com/dpshtrr.gov.al/videos/743974669973143/?extid=NS...