Forum dhe Dëgjesë për Projektin Automoto Park Albania

You are here

Brenda Automotive Fair Albania u zhvillua forumi dhe dëgjesa e dytë për projektin ambicioz të Automoto Park Albania.

Kjo dëgjesë u zhvillua me grupe interesi, ekipe, klube, federatë, ekspertë e të ftuar nga bota e automoto-sportit. 

Me orë të  tëra gjatë këtij eventi u zhvilluan prezantime, pērditësime me informacione për statusin aktual të projektit, pyetje-përgjigje dhe diskutime. 

Interesim të  jashtëzakonshëm shfaqën të pranishmit për pistën e parë shqiptare me standarde të FIA - Formula 1, për multidisiplina garash, në një truall sapo të zyrtarizuar prej 600 mijë m2 në zonën e Krastës në Elbasan.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ambicie të investojë në një infrastrukturë të denjë për një Grand Prix Ballkanik, ku Shqipëria të ofrojë të parin Automoto Park në rajon, të certifikuar për të gjitha pistat dhe komponentët.

Kjo pistë do të jetë vetëm 25 minuta nga Tirana, në korridorin 8 dhe nën 1 orë nga Aeroporti Nënë Tereza, afër Portit të Durrësit dhe Vlorës, zgjedhur si një pikë strategjike si në pozicion gjeografik dhe atë klimaterik. 

Ky është një hap historik për automotorizimin shqiptar, për nxitjen e talenteve të timonit në kushte sigurie, për zhvillimin e programeve mbi sigurinë rrugore dhe automotosportin, si dhe për promovimin e kulturës retro e të komunitetit automotiv.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”