Rrëzohen në Ritestim Humbësit e të Gjitha Pikëve të Leje Drejtimit

Data e lajmit: 08 Jul 2022

Dita e sotme ka qenë hera e dytë e testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit, të cilët me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Nga 18 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 5 dhe po të 5-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove).

Personat, të cilët u rrëzuan në testin e teorisë, ishin pajisur me leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 2007, 2010, 2014 dhe 2019.

Respektoni normat e qarkullimit rrugor. Humbja e të gjitha pikëve, do tu rikthejë në autoshkollë. Rifitimi i patentës do të arrihet nga plotësimi me sukses i testit të teorisë( nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali)  edhe nëse kaloni në testin e praktikës, nën monitorim të rreptë.