993 Shkarkime Të Aplikacionit Leje Drejtimi DPSHTRR Në Play Store Në Vetëm 1 Javë

Data e lajmit: 14 Jul 2022

Janë shënuar plot 993 shkarkime të aplikacionit “Leje Drejtimi DPSHTRR” në Play Store në vetëm 1 javë nga koha e lançimit të këtij aplikacioni të domosdoshëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

Për të gjithë individët që po mësojnë për të dhënë testin e teorisë për të marrë  Lejen e Drejtimit, simulimi online i testit zyrtar të Lejes së Drejtimit është praktika më e mirë për të mësuar.

 Aplikacioni më i ri, më i shpejtë e më të plotë është në linkun: https://play.google.com/store/apps/details...

Krahas këtij aplikacioni, testet e simulimit janë edhe në faqen zyrtare: lejedrejtimi.dpshtrr.al. 

Zhvillimi i sa më shumë simulimeve online ndihmon aplikantët të familjarizohen me testin zyrtar të teorisë për Lejen e Drejtimit pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në autoshkollë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor këshillon të ushtroheni vetëm me platformat zyrtare të krijuara nga kjo drejtori sepse janë 100% të azhurnuara me fjalitë e testit zyrtar të Leje Drejtimit.

Shumë shpejt këtë aplikacion do ta gjeni edhe në App Store.