Të nderuar qytetarë.
Në vijim të njoftimit zyrtar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Shqipëria po përballet me sulme kibernetike të sinkronizuara dhe të sofistikuara nga jashtë vendit.
Deri në neutralizimin e sulmeve armike do të vijojë gjendja e përkohshme e mos aksesimit të disa shërbimeve publike e për pasojë, në lidhje me shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ju bëjmë me dije se ditën e nesërme do të ketë pezullim në ofrimin e disa prej shërbimeve në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si më poshtë:
Të gjitha shërbimet që ofroheshin online në www.dpshtrr.gov.al do të vijojnë të ofrohen normalisht në platformën rezervë: www.dpshtrr.al
Shërbimet në sportelet e Drejtorive Rajonale dhe Qendrat e Kontrollit Teknik e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor:
Në shërbimet e lejeve të drejtimit nuk do të mund të ofrohen:
- Shërbimet për regjistrimet e reja të cilat kryhen nga autoshkollat.
- Ndryshim gjeneraliteti.
- Shërbimet e tjera për lejen e drejtimit do të vijojnë normalisht.
- Testimet për marrjen e lejes së drejtimit do të vijojnë normalisht.
Shërbimet për mjetin:
- Shërbimet për mjetin që ofrohen në sportelet e regjistrimit të mjeteve nuk do të mund të ofrohen deri në një njoftim të dytë.
- Shërbimi i kontrollit teknik do të vijojë normalisht, gjithashtu edhe pagesa e taksave të mjetit.
- Shërbimet përmes e-Transport nuk do të mund të ofrohen deri në një njoftim të dytë.
- Shërbimet e Kartave të Tahografit nuk do të mund të ofrohen deri në një njoftim të dytë.
Shërbimet përmes e-Albania nuk do të mund të ofrohen deri në një njoftim të dytë.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po punon me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!