Puna për sigurinë rrugore, koordinimi, ndërgjegjësimi, masat policore, sistemet, risitë teknologjike, ndryshimet shtrënguese në akte dhe përmirësimet e sektorit të Leje Drejtimit japin në vijimësi rezultatet pozitive. Edhe për janar-qershor 2022 shifrat flasin qartë për progres të qendrueshëm.
Në një krahasim të bërë me të njëjtën periudhë në vitin 2021, kemi 15% më pak viktima ose e thënë ndryshe 16 fatalitete më pak si 6-mujor.
Si projeksion Shqipëria kryeson progresin pozitiv me rritje 9% në sigurinë rrugore për vitin 2022, krahasuar me rajonin e vendet e Bashkimit Europian (për t’u larguar nga rekordet e shkuara negative).
Sipas analizës janë 90 aksidente me pasoja më pak se në vitin 2021, -13.4 % dhe 105 qytetarë të aksidentuar më pak se e njëjta periudhë e vitit 2021, ose 12% më pak.
Projeksioni flet për 59 viktima në vit për 1 milion banorë (15.7% më pak viktima/1 milion banorë) krahasuar me 2021.
Mjetet rrugore, drejtuesit e mjeteve, përdoruesit e rrugës rriten ndërsa aksidentet dhe pasojat janë në ulje.
- me index 2 për vdekshmërisë për 10.000 mjete, 26% më pak krahasuar me vitin 2021.
- me index 1.4 për vdekshmërisë për 10.000 drejtues mjeti, 22% më pak se viti 2021.
Të dhënat shënjestrojnë problematikën e trafikut në zonat urbane, ku kemi 55% të aksidenteve rrugore në Shqipëri, 15% më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimi
Nga analiza mbi sigurinë rrugore merr fokus edhe puna që duhet bërë në vazhdimësi për edukimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, të cilët ndërveprojnë në zonat urbane, ku këmbësorët janë 45% e të përfshirëve në aksidente, pra jo vetëm për faj të drejtuesve të mjeteve rrugore dhe duke e krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian me 21,6% më shumë, këmbësorë të përfshirë.
Zbatoni sinjalistikën e qarkullimit në rrugë, duke mbrojtur veten tuaj dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.