Transformimi i DRSHTRR Vlorë

You are here

Transformimi në formë e përmbajtje i shërbimeve të transportit rrugor për qarkun e Vlorës ka përfunduar,  (Bashkitë: Vlorë, Selenicë, Himarë) ku i shërbehet 36,622 mjeteve rrugore aktive dhe 58,383 drejtuesve të mjeteve, në një rajonale që e mbylli vitin 2021 me 133,428 shërbime.

 Realitet i prekshëm i një përpjekjeje 2-vjeçare për kushte optimale pune për punonjësit dhe komoditet për qytetarët, për informatizim e siguri, për rikonceptim e lehtësim praktikash, për përmirësime e thjeshtësim procesesh me efekt uljen e kostove dhe kursimin e kohës për përfituesit e shërbimeve.