Kushte Optimale në DRSHTRR Berat!

You are here

Kushte fantastike pune e shërbimi në DRSHTRR Berat! Në këtë Drejtori ofrohen mbi 120,000 shërbime në vit për mbi 55,000 drejtues mjeti, që përfshijnë bashkitë Berat, Kuçovë, Dimal dhe Skrapar të Qarkut të Beratit! 
Drejtoritë rajonale të DPSHTRR nuk janë vetëm shtëpitë e Automotorizimit Shqiptar në çdo qark, por edhe ndërgjegje, edukatë dhe fytyrë e re e këtij shërbimi publik pranë komuniteteve, tregues të respektit për qytetarin! 
Ky realitet kërkon tashmë edhe më shumë përpjekje për ta ruajtur standardin e nivelin e lartë të Shërbimeve të Transportit Rrugor, qendrueshëm dhe nën monitorim e kujdes të vazhdueshëm.

Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin në mirëmbajtjen e këtyre investimeve, që u takojnë vetë atyre! 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”