Si e vlerësojnë qytetarët shërbimin e Kontrollit Teknik në Durrës?

Data e lajmit: 11 Aug 2022

Qytetarët shprehen pozitiv për shërbimin e Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Durrës, ku kemi zgjatur oraret e rezervimit për ditët: 
E Hënë - E Premte: 08:00-18:00 dhe ku shtuam shërbim edhe të Shtunën: 08:00-13:00! 


Gjithashtu DPSHTRR ofron një ndihmesë në rezervimin e kontrollit teknik në QKT-të Tiranë (NSHRAK, Fushë-Prezë), Durrës, Elbasan dhe Korçë, përmes kontaktit direkt (edhe Whatsapp) me zyrën e informacionit tonë në:
+355 68 80 15 833
Ky kontakt shërben për rastet kur nuk funksionon rezervimi përmes platformës e-Albania! 


Oraret e rezervimit për këto qendra:
E Hënë-E Premte: 08:00-18:00
E Shtunë (vetëm për QKT Tiranë dhe Durrës): 08:00-13:00 

Lutemi të mos paraqiteni në Qendrat e Kontrollit Teknik pa rezervuar orar shërbimi! 
Kurseni kohën tuaj, rezervoni orarin! 
Për ritestimet nuk kërkohet rezervim orari.

 

Faleminderit për mirëkuptimin!
 

Video: 

Si e vlerësojnë qytetarët shërbimin e Kontrollit Teknik në Durrës?