Çelja e Sezonit Turistik në Sarandë me RETRO Albania

You are here

Çelja e Sezonit Turistik në Sarandë me RETRO Albania

 
Gjatë fundjavës, në datat 21-22 maj 2022, turi Retro iu bashkua formulës magjike me diell, det dhe dashuri, duke ftuar të gjithë qytetarët të ndienin esencën e të pushuarit në bregdetin tonë marramendës.
 
Muzika, kërcimi dhe ndërthurja e bukur e tingujve muzikorë me atmosferën e krijuar buzë detit prej pasionit për mjetet historike, lundrimit me varkë, kulinarisë e kulturës vendase i dhuroi emocione të pafundme festës.
Një aktivitet që ftoi të gjithë t’i gëzohen verës dhe pushimeve shqip, ndërsa me targat suvenir vizitorë shënuan kujtimet e bukura të kësaj fundjave.
 
Konkursi i Elegancës i zhvilluar këtë fundjavë, përfshinte mjetet Retro të ekspozuara në Sarandë.
Nga votimi i publikut prezent në aktivitet gjatë ditës së shtunë,  në datën 21 maj dhe atij nga shtëpia, "Çmimi i publikut" shkoi për mjetin me nr. 27 një VW Beetle e koleksionistit L. Osmani. Ndërsa "Çmimi i koleksionistit", shkoi për mjetin nr. 10 - një BMW seria 6 E-24, e Z. R. Burgija nga Oldtimers Club Prizreni.
Gjatë ndarjes së çmimeve, koleksionistët Ehat Oreshka dhe Visar Kolshi nga Oldtimer Club Prizreni, u nderuan me certifikata mirënjohje për pjesëmarrjen, performacën dhe dashamirësinë e vazhdueshme në përforcimin e lidhjes së komuniteteve të të pasionuarve ndaj mjeteve me vlera historike.
 
Falenderojmë Bashkinë Sarandë për bashkëpunimin në organizimin e këtij eventi, gjithashtu koleksionistët për pasionin dhe përfshirjen e të gjithë atyre  që bënë të mundur këtë edicion të parë të "Konkursit të elegancës" duke votuar.