Festivali i Sigurisë Rrugore

You are here

Festivali i Sigurisë Rrugore

Ditëve të bukura të gushtit nuk mund t’i mungonte edhe argëtimi me programin interaktiv të Festivalit të Sigurisë Rrugore. 

Festivali i Sigurisë Rrugore rrugëtoi drejt qytetit të Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës për shumë argëtim e ngjyra.

Udhëtuam në të gjithë qytetin, shpjeguam rregullat e qarkullimit rrugor, mësuam elementë të kujdesit në rrugë e në veçanti vendosjen e rripit të sigurimit si rregull parësor sapo hipim në mjetin e transportit. Fëmijët e qytetit u argëtuan sot duke pedaluar të sigurt , duke krijuar rrugët e qytetit të tyre imagjinar , duke mësuar më shumë mbi dhënien e ndihmës së parë me vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Në fund të aktivitetit të gjithë fëmijët u pajisën me certifikata pjesëmarrje.