FIA Motorsport Games 2022 në Pistën Paul Ricard, Le Castellet, Francë – Shqipëria dhe Kosova pjesëmarrëse

You are here

FIA Motorsport Games 2022 në Pistën Paul Ricard, Le Castellet, Francë – Shqipëria dhe Kosova pjesëmarrëse

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Automotoclub Albania ishin prezent në Pistën Paul Ricard, Le Castellet, Francë për të parë e jetuar nga afër një eksperiencë unike si FIA Motosport Games, në një nga infrastrukturat e ngjashme me koncept-idenë e Automotoparkut të parë shqiptar që do të realizojmë në Elbasan si dhe për të prezantuar e promovuar në detaj të ecurisë e punës dhe procedurave me FIA ( Federation Internationale de l'Automobile)

Aktivitete që do t’i kemi së afërmi edhe në Shqipëri, falë bashkëpunimit me ACA  (Automobile Club Albania) dhe FIA(Fédération Internationale de l'Automobile), në shprehje të një ëndrre që tashmë do të jetëzohet edhe për talentet tona të motorsportit.

Shqipëria dhe Kosova  u përfaqësuan nga pilotë në tre disiplina të ndryshme në Edicionin e 2-të të kompeticionit botëror, FIA Motorsport Games 2022:

  • Cross Car Senior – Gentjan Shaqiri
  • Karting Slalom – Nensi Vathi dhe Aleksandros Begolli
  • Esports – Andri Gjoka

Krenari për FIA Motrsport Games!