Fondet e dhuruara nga ekipi i DPSHTRR- Ndërtohet banesa e dytë

You are here

Fondet e dhuruara nga ekipi i DPSHTRR- Ndërtohet banesa e dytë

Një tjetër banesë po ndërtohet nga fondet e dhuruara nga ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, qendër dhe çdo drejtorie rajonale.

Banesa e familjes Haxhiajt, në Tiranë, ka pësuar dëmtime serioze gjatë tërmetit të 28 Nëntorit të vitit 2019, dhe për rrjedhojë është e pabanueshme, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Financimi është bërë i munduar nga fondet vullnetare që po mblidhen, secili punonjës nga pak, nga vetja, për të ndryshuar për mirë jetën e një familjeje të madhe të goditur rëndë nga tërmeti.

Mbledhja e fondit vazhdon, ndërkohë deri tani nga ekipi ynë, shuma e mbledhur është  2,2 mln lekë të reja.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga