22 VJET DPSHTRR!

You are here

   

Nëntori festiv i 22-vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!
Me rreth 2.5 milionë shërbime në vit e si një nga entet publike me rritjen më domethënëse në rezultate rekord e rendiment të lartë shërbimi, krenohemi me konsolidimin, rritjen e besueshmërisë, transformimin epokal të shumë sektorëve, risitë, shërbimet online dhe modernizimin e prekshëm të Automotorizimit Shqiptar nën moton: “Më lehtë, më shpejt, më lirë”!
Familjes sonë të madhe iu bashkua këtë vit edhe shërbimi i kontrollit teknik, për të garantuar një flotë vendase të sigurt e të mirëmbajtur mjetesh në rrugë!
Ky jubile na gjen me mbidyfishimin e vlerës kapitale si inventar fizik, sistemesh e pajisjesh, krahasuar me vitin 2018, kantier investimesh e përmirësimesh në të 12 qarqet! +3,236% shënuan financimet për digjitalizim e informatizim sivjet, krahasuar me 2018-ën! Sot DPSHTRR renditet e para në rang vendi për numrin e shërbimeve e aplikimeve online të ofruara mes e-Albania, që shënojnë 72 nga vetëm 4 që ishin në vitin 2018, ose +1,700%! Për vitin 2021 kemi 1,310,400 aplikime/shërbime online, ose +1,230,400 më shumë se në vitin 2018! Ose +1,538%! 22-vjetori shënon rekord edhe në uljen e kohëzgjatjes së praktikave – në vitin 2021 shërbehen 1,243 qytetarë/subjekte në 1 orë, ose +317 në orë, apo +34% më shumë se në vitin 2018, nga modernizimi dhe optimizimi i tërë procedurave! Shifra, fakte, rezultate që ndikuan në vlerësimin e DPSHTRR, në vitin 2020, duke e shpallur fituese të Çmimit: “Shërbimi publik më i mirë i vitit” në edicionin e 8-të të Albanian Information Communication Technology Awards!
Suksesi në rezultate përkthehet në investime të mëtejshme në projektet tona simpatike si: RETRO - Koleksioni i Mjeteve Historike Shqiptare, Programet Edukative e të Përgjegjësisë Sociale si edhe projektet pioniere të Sigurisë Rrugore dhe Automotoparkut të parë!
Video: 

22 VJET DPSHTRR!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”