3-vjetori i Themelimit të Komisionit Retro!

You are here

3-vjetori i Themelimit të Komisionit Retro dhe nisjes së targimeve R, të mjeteve historike të koleksionit.

 Festohet për marrëdhëniet e krijuara me qindra koleksionues të apasionuar, pa të cilët nuk do të ishte e mundur festonim një përvjetor të tillë, për komunitetin, që ka përqafuar dhe përkrahur projektin e Retro Albania dhe që ka marrë pjesë në çdo organizim, rrugëtim e aktivitet, duke na bërë pjesë të historisë, për bashkëpunimet, besimin, angazhimin e stafit tonë që përmes pasionit dhe dedikimit të tyre kanë mundësuar jetëzimin e Retro Albania, e kanë ndihmuar të rritet deri më sot e që do vazhdojnë ta ndihmojnë atë të lulëzojë për vitet në vijim, për t’i rezistuar kohës.

Janë shumë arritjet këto 36 muaj:

RETRO Albania prej Nëntorit 2022 është anëtare me të drejta të plota e FIVA (Federatës Ndërkombëtare të Mjeteve Antike).

Prej Shkurtit 2023 ka zyrtarizuar shtëpinë e saj të re, që do të ketë së shpejti, me përfundimin e Auto Moto Parkut të parë shqiptarë në Krastë të Elbasanit, ku do të kemi edhe Muzeun RETRO të Shqipërisë.

503 mjete me vlerë historike të regjistruara, që deri para 3 vitesh mykeshin në pluhur mbyllur në garazhe ose të importuara rishtaz; 19 evente të organizura anë e mbanë Shqipërisë me pjesëmarrje masive qytetarësh dhe publik të apasionuar, në mbështetje të ekspozimit të mjeteve Retrospozimit të mjeteve Retro. 

Ndërkohë që krenarë festohet për çka këto tre vite kanë sjellë, mbi të gjitha për motivimin për atë se çfarë vitet në vijim do të premtojnë. 

Bëhuni pjesë: www.retro.al