Afër stafit, për përmirësim të vazhdueshëm!

Data e lajmit: 13 Nov 2025

Afër stafit, për përmirësim të vazhdueshëm

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR zhvilloi vizitën e radhës pranë ish-NSHRAK, me synimin për të vlerësuar nga afër kushtet e punës dhe organizimin e proceseve.

Bashkëbisedimi me stafin shërbeu për të identifikuar nevojat operacionale dhe hapat konkretë për standardizim dhe optimizim të shërbimit.

Këto vizita janë pjesë e angazhimit të institucionit për të forcuar performancën e brendshme, rritur eficiencën e punës dhe garantuar shërbime cilësore, të shpejta dhe transparente për qytetarët.