Aksidentet Rrugore Janar-Nëntor 2021!

You are here

   

Pak ditë na ndajnë nga 31 dhjetori, mbyllja e vitit 2021, që infografikat e Aksidenteve Rrugore të 11-mujorit dhe projeksionet e tregojnë vitin më POZITIV sa i takon rënies së ndjeshme të numrit të aksidenteve, rënies së indeksit përfshirje drejtuesi mjeti për numër drejtuesash mjeti/numër mjetesh rrugore në qarkullim, uljes së shkaktarëve të aksidenteve të moshave 18-24 vjeç e deri 34 vjeç, uljes së fataliteteve, rënies së numrit të të lënduarve nga aksidentet dhe rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës! 

Statistikat tregojnë qartë se puna shumë më e mirë me kualifikimin e drejtuesve të rinj të mjeteve, programet e aktivitetet edukative e ndërgjegjësuese, reformimi i akteve rregullatore e masat ndëshkuese, investimet në infrastrukturë e sinjalistikë po sjellin rezultate të prekshme e sot ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme të përdoruesve të rrugës në shoferë, pasagjerë dhe mjete rrugore, por edhe në pedalues e këmbësorë, kemi gjithnjë e më pak aksidente dhe viktima! 

Lutemi të kujdesemi gjatë fundvitit që të mos nxitojmë në trafik e në kushte moti me rrezikshmëri! Të mbrojmë veten e të tjerët, të festojmë JETËN!

(Viti 2020 nuk përfshihet sepse pati karantinë e shumë bllokime qarkullimi!)

#DPSHTRR #MIE #SiguriaRrugore #NdërgjegjësimEdukim #TëSillemiSiQytetarëNëRrugë #MbroniJetën #RespektoniKodinRrugor

#AutomotorizimiShqiptar