Aksidentet Rrugore Janar-Shkurt 2022!

You are here

   

Gjate 2-mujorit të parë të vitit, kemi pasur shifra pozitive përsa i përket aksidenteve rrugore!
  • 184 aksidente rrugore, -9.8% më pak krahasuar me vitin 2021!
  • 247 qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore, -7.8% më pak krahasuar me vitin 2021!
  • 35 aksidente shkaktuar nga drejtues mjeti nën 25 vjeç, -29% më pak se në vitin 2021!
  • 25% e aksidenteve shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, -23% më pak se në vitin 2021!
  • 32 viktima nga aksidentet rrugore, -20 % më pak viktima krahasuar me vitin 2021!
  • 155 aksidente si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, -5.5 % më pak krahasuar me vitin 2021!
 Në qarkullim kemi më shumë mjete e drejtues mjetesh por shifrat tregojnë për ulje të fataliteteve dhe aksidenteve!
  • 1.8 indeksi i vdekshmërisë për 10,000 mjete! -33% ulja e vdekshmërisë krahasuar me 2021!
  • 1.3 indeksi i vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjeti! -27.7% ulja e vdekshmërisë krahasuar me 2021!
  • 29 aksidente të shkaktuara nga sjellja e këmbësorëve si shkak “kalim rruge pa kujdes”, -28% më pak krahasuar me vitin 2021, dhe 5 viktima prej tyre ose -17% më pak!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ju bën thirrje të udhëtoni me kujdes! Ju lutem mbroni veten, pasagjerët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës! Respektoni rregullat e përdorimit të rrugës dhe sinjalistikën!

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”