Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, rihapet me dy faza

You are here

Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, rihapet me dy faza!

Brenda 11 Majit del Urdhëresa për rinisjen e regjistrimeve të reja, riçelet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj që presin prej 2 muajve! Prioritet masave, distancave mbi 1.5 m dhe higjienës në teori, sikurse seancave online! (Pritet sot urdhëresa e MSHMS për DPT/e-Albania!)

Nga 18 Maji nis edhe instruksioni në rrugë, jo mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë nukël familar! Me maska, doreza, matje e dezinfektime!

DPSHTRR - Njësia Operacionale Anti-Covid monitorojnë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për Leje Drejtimi!

Sa më shumë familjarizim e simulime Testi Teorik online: www.dpshtrr.gov.al
Takimet te subjektet, orare seancash, pa krijuar radhë a grumbullime dhe me rezervime online! Edukim për shofera të rinj edhe më të kujdesshëm për rregullat e Covid19 në kabina! Transporti, faktor nr. 1 për fitoren ndaj armikut që vijojmë të përballemi‼️

  • Kursantëve që iu është ndërprerë kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor do vijojë aty ku është ndërprerë.
  • Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë.

Suksese në vijim, të gjithë jemi në provë, shkelja e rregullave do penalizohet ashpër rast pas rasti ose do na rikthejë në bllokim aktiviteti si sektor ndaj duhet përgjegjësi maksimale!

Mbroni aplikantët dhe personelin tuaj!

#DPSHTRR #MIE #RihapjaAutoshkollave