Në një periudhë kur numri i mjeteve dhe përdoruesve të rrugës është rritur ndjeshëm, përgjegjësia pas timonit mbetet vendimtare. Statistikat e fundit tregojnë progres të qartë në uljen e aksidenteve dhe viktimave rrugore.
Kilometra të përshkruara
14.4 miliardë km të përshkruara në vitin 2025 nga automjetet në total (+6.3 miliardë krahasuar me 2018, ose +78%).
Indeksi i vdekshmërisë për km të përshkruara ka rënë me -55% krahasuar vitin 2018.
Motorizimi
371 mjete për 1,000 banorë në vitin 2025 (315 autovetura për 1,000 banorë).
+217 mjete për 1,000 banorë krahasuar me vitin 2013 (+141%).
+169 mjete për 1,000 banorë krahasuar me vitin 2018 (+84%).
+109 mjete për 1,000 banorë krahasuar me vitin 2021 (+42%).
Edhe pse me një rritje të shkallës së motorizimit ndër vite, aksidentet rrugore kanë pësuar ulje të ndjeshme!
767 aksidente rrugore gjatë Janar-Korrik 2025 ose -20.7% krahasuar vitin 2018 dhe -16% krahasuar vitin 2024!
Qytetarë të përfshirë në aksidente
1,077 qytetarë gjatë Janar-Korrik 2025 ose -15.8% krahasuar vitin 2018 dhe -13.3% me vitin 2024!
Moshat e drejtuesve të mjeteve
166 aksidente nga drejtues nën moshën 25 vjeçare ose -17% krahasuar vitin 2018!
23% e totalit të aksidenteve të shkaktuara nga drejtuesit e moshës 25–34 vjeç ose -11.5% krahasuar me vitin 2024!
Indeksi i vdekshmërisë
Për 10,000 mjete –> 1.6 në vitin 2025, -55% krahasuar me 2018 dhe -19% krahasuar me 2024.
Për 10,000 drejtues mjeti – > 1.2 në vitin 2025, -49% krahasuar me 2018 dhe -19% krahasuar me 2024.
Drejtimi i mjetit është përgjegjësi për jetën!
Rezultatet pozitive nuk vijnë vetë – ato arrihen me edukim, kontroll dhe rregull!
Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit;
Leje Drejtimi më të merituara;
Mjete më të sigurta në rrugë;
Infrastrukturë më e mirë.
DPSHTRR ecën me hapa të sigurt drejt standardeve më të mira europiane!