Arkiva e Re Qendrore e DPSHTRR drejt përfundimit

You are here

Arkiva e re qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në fazë kompletimi me raftet e kutitë e reja për magazinimin e regjistrave dhe dosarëve fizik, në kushtet e standardet më të larta të sigurisë e të ruajtjes.

Fondet 100% nga vetëfinancimi.

Vijon puna për përzgjedhjen e materialit fizik me synimin për të zvogëluar maksimalisht numrin e dokumentave fizike për ruajtje afatgjatë që të mirëadministrojmë kapacitetet dhe që të operojmë më shpejt me verifikimet.

 Akte të reja rregullatore për arkivimin mundësojnë uljen e ndjeshme të afateve të ruajtjes dhe pakësimin e arkivës fizike ndërsa numri i drejtuesve të mjeteve dhe i mjeteve rrugore rritet vazhdimisht.

Transformim epokal i infrastrukturës fizike e informatike të arkivimit për shërbimet e transportit rrugor, rikonceptim praktikash për të tërë sistemin e punës së DPSHTRR, skanim e digjitalizim, thjeshtim e heqje e sa më shumë burokracive dhe letrës, me qëllim reduktimin me 80% të volumit arkivor fizik.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga