Arkiva Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme së Shërbimeve të Transportit Rrugor

You are here

Vijon puna për arkivimin në kushte e standarde dinjitoze të dosjeve e të sasisë së dokumentave të domosdoshme, në Arkivën e re Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Rikonceptimi i ambjenteve është karakterizuar nga:

  • Sistemimi i arkivave të Drejtorive Rajonale;
  • Indeksimi i regjistrave të çdo sektori;
  • Skanimi dhe digjitalizimi e materialit me vlerë historike;

Falë:

  • Uljes së afatit të ruajtjes së një sërë dosjesh për mjetet dhe drejtuesit e mjeteve nga Komisioni i Ekspertizës;
  • Transformimit të shërbimeve të transportit rrugor;
  • Thjeshtimit e rikonceptimit të shumicës së praktikave;

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka një ulje drastike të volumeve fizike në arkivë.

Pajisja me kuti dosarësh për të përmbushur nevojat e Arkivës Qendrore dhe arkivave të Drejtorive Rajonale përgjatë vitit 2022 është realizuar nga Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimit në sasinë e 22,109 kutive.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”