Bianka Dervishi- Kamionistja që e sheh botën mes dritave të kamionit

Data e lajmit: 09 Mar 2022

   

Personazhi ynë i radhës që na rrëfen se forca e ëndrrës dhe pasionit lë pas çdo sfidë, është Bianka Dervishi nga Durrësi. Kamionistja që e sheh botën mes dritave të kamionit, pa u ndikuar aspak nga vështrimet plot habi që merr nga kushdo që e shikon. Vajza e ëndrrave të mëdha dhe e paragjykimeve që nuk e prekin aspak. 

A e dini se në Shqipëri janë rreth 540 femra të cilat zotërojnë të paktën një nga kategoritë e lejeve të drejtimit C-DE?

Qytetet me numrin më të lartë të shofereve që ngasin mjete të tonazhit të rëndë janë: Tirana, Durrësi dhe Vlora.

#DPSHTRR #8Mars #BaraziGjinore #Respekt #KamionistjaShqiptare