Çelet sipari i takimeve të përmuajshme me përfaqësuesit e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për vitin 2024!

Data e lajmit: 02 Feb 2024

Çelëm siparin e takimeve të përmuajshme me përfaqësuesit e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për vitin 2024!

Ndarja e problematikave, sfidave, perspektivave të ndryshme dhe praktikave më të mira për trajtimin e situatave përveç se pasuron strategjitë që mund të ndiqen në interesin më të mirë të qytetarëve forcon dhe frymën e bashkëpunimit mes tyre e cila reflektohet në cilësinë e shërbimit!