Certifikata e Kompetencës Profesionale për transport udhëtarësh

Data e lajmit: 09 Apr 2024

 DPSHTRR, risjell në vëmendjen tuaj rëndësinë që ka Certifikata e Kompetencës Profesionale (CKP), mundësitë që ofron posedimi i saj si dhe informacionin mbi përfitimin e saj!

 Çdo subjekt i cili do të ushtrojë veprimtari të transportit rrugor për udhëtarë brenda/ jashtë vendit duhet të ketë Drejtues Veprimtarie të certifikuar me CKP.

 Nëse ju jeni i pajisur me CKP, keni një mundësi më shumë për punësim në tregun e punës, si Drejtues Veprimtarie i Subjektit të Transportit Rrugor:

 Brenda Vendit të udhëtarëve, ku mjafton të keni kryer arsimin e mesëm;

 Ndërkombëtar të udhëtarëve, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe që vërtetojnë se kanë një eksperiencë pune si administrator ose drejtor për një periudhë 3-vjeçare, pa ndërprerje në një ndërmarrje transporti rrugor, si dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në arsimin e lartë.

 Si mund ta përfitoni?

 Aplikoni pranë DRSHTRR ku ju keni vendbanimin dhe dorëzoni:

 Dokument identifikimi;

 Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Universitetit, ose Dëftesë Pjekurie e shkollës së mesme;

 Ekstrakti i QKB-së për kandidatë me arsim të mesëm, ku të vërtetohet eksperienca 3 vjeçare si administrator kur aplikojnë për transport ndërkombëtar.

Fotografi (6 copë).

 Merrni pjesë në trajnimet e organizuara nga DPSHTRR dhe pasi ti nënshtroheni testimit me rezultat fitues, do të pajiseni me certifikatë.

 Për informacione më të detajuara mbi CKP: https://www.dpshtrr.al/.../certifikata-e-kompetences...

 Për çdo paqartësi na kontaktoni në telefon ose whatsapp

#DPSHTRR #MIE #Dëshmi #Cetifikata #TransportUdhëtarësh