Dëshiron të mbash të njëjtën targë edhe pse është dëmtuar?

Data e lajmit: 09 Jan 2026

Dëshiron të mbash të njëjtën targë edhe pse është dëmtuar? Zgjidhja është shumë e thjeshtë!

Mund të zëvendësosh të njëjtat targa nëse TARGA E DËMTUAR plotëson këto dy kushte:

Dëmtimet janë pjesore;

Të gjithë elementët e targës janë të identifikueshëm.

Paraqitu në Drejtorinë Rajonale ku ke vendbanimin, me:

•⁠ ⁠Dokument Identifikimi;

•⁠ ⁠Lejen e Qarkullimit të mjetit;

•⁠ ⁠Targën/targat e dëmtuara.

Kujdes! Nëse targat janë të modelit të vjetër, ato do të zëvendësohen me modelin e ri.