Dëshmia e Taksistit – Dokumenti Themelor për Ushtrimin e Aktivitetit të Transportit me Taksimetër

Data e lajmit: 15 Jan 2026

Të gjithë personat që dëshirojnë të angazhohen në veprimtarinë e transportit të udhëtarëve me taksi, janë të detyruar të pajisen me Dëshminë e Taksistit, e cila përfitohet pas përmbushjes së kritereve të mëposhtme:

  • Leje drejtimi aktive për kategorinë D1 ose D
  • Aplikim pranë DRSHTRR, duke dorëzuar:
  1. Mjet identifikimi (ID ose pasaportë)
  2. Lejen e drejtimit përkatëse
  3. Raport mjekësor që vërteton aftësinë për ushtrim pune
  • Përfundimi me sukses i testimit teorik, që verifikon njohuritë mbi legjislacionin dhe normat e transportit me taksi.

Lëshimi i Dëshmisë së Taksistit bëhet vetëm pas plotësimit të të gjitha kushteve të sipërpërmendura dhe është i domosdoshëm për operimin në këtë sektor.