Dita Botërore e Aftësive të të Rinjve

Data e lajmit: 15 Jul 2025

Dita Botërore e Aftësive të të Rinjve

Ndryshimi fillon nga të rinjtë!

Të rinjtë janë motori i zhvillimit dhe inovacionit. Në këtë ditë të veçantë, theksojmë rëndësinë e investimit në aftësitë, dijet dhe potencialin e tyre.

DPSHTRR mbështet fuqimisht përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në shoqëri përmes:

  • programeve të praktikave profesionale
  • përfshirjes në projekte me ndikim social
  • kushteve më të mira për zhvillim dhe punësim

Le të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të fortë, më të aftë dhe më të drejtë për të gjithë!