Dita botërore e pastrimit!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Ditën Botërore të Pastrimit do t'i bashkohet nismës së Green Line Albania për pastrimin e Shqipërisë!

Secilin prej jush mund të jetë pjesëmarrës duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup për largimin e sa më shumë mbeturinave nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, si dhe nga akset kombëtare. Mjaftojnë vetëm 4 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:

- Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;

- Pastroni mbeturinat nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, akset kombëtare, si dhe nga makina juaj;

- Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt;

- Bëni foto/video nga aksioni i juaj dhe dërgojini ato në faqen tonë të facebook-ut, dhe kur t’i postoni përdorni hashtags si më poshtë:

#DitaBoteroreEPastrimit #WorldCleanupDay #WCD2022 #TaPastrojmeShqiperine #LetsDoItAlbania

#QytetareTePergjegjshem #QyteteTePastra #SebashkuMundemi #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar

RESPEKTONI NATYRËN!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga