DPSHTRR Buzëqesh - Nis vaksinimi për personelin e drejtorive rajonale

You are here

   

Me nisjen e vaksinimit për subjektet e transportit rrugor, ka filluar vaksinimi edhe për punonjësit e sporteleve të shërbimit në drejtoritë rajonale të DPSHTRR. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është një ent publik, i cili ofron 2.1 milionë shërbime në vit, prandaj vaksinimi i personelit është mëse i nevojshëm për të parandaluar çdo risk të mundshëm për stafin dhe për qytetarët që paraqiten pranë sporteleve të shërbimeve.

Një falenderim shumë i madh shkon për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për bashkëpunimin!
#DPSHTRR #MIE #ShqipëriaBuzëqesh #VaksinimiDPSHTRR


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”