DPSHTRR hedh hapin historik: Formula 1 në Shqipëri

You are here

Përfaqëuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kanë zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të FIA-s (Fédération Internationale de l'Automobile) me porosi direkte nga Presidenti i FIA, Z.Jean Todt, ku tema e bisedës ishte projekti i "AutoMoto Park Albania", i cili po projektohet të ndërtohet në Elbasan.

"AutoMoto Park" është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit. 

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Do të funksionojë edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor! .

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Pjesë e takimit ishin përfaqësues të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d'Aragona. Gjtihashtu në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania - ACA, Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Znj. Alba Canaj, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla.

Për më shumë informacion rreth "AutoMoto Park Albania":
http://www.automotopark.al

#DPSHTRR #MIE #BashkiaElbasan #AutoMotoPark #FIA #ACA #RallyAlbania #GaraNëSiguri #RetroAlbania #DragDrift #PoligonTestimi #MuzeDheAtelierRetro #AkademiRestaurimiRetro #Homologimi #ShkollaAftësiePilotimi #FIM #CIK #Cross #OffRoad #Karting #RoadSafetyPark #SiguriaRrugore #EdukimKulturëTimoni

Video: 

DPSHTRR: Auto Moto Park në Shqipëri!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”