DPSHTRR ju kujton dokumentet që DUHEN me vete për një udhëtim pa surpriza!

You are here

Fundi i Nëntorit po afron dhe shumë prej nesh po planifikojnë udhëtime jashtë vendit! Para se të niseni, DPSHTRR ju kujton dokumentet që DUHEN me vete për një udhëtim pa surpriza:

Leja e qarkullimit shqiptare dhe ndërkombëtare (vetëm për mjetet që ende nuk kanë modelin e ri të lejes së qarkullimit).

Leja e drejtimit shqiptare + ndërkombëtare, sipas vendeve ku udhëtoni dhe marrëveshjeve të njohjes!

Siguracioni i mjetit TPL + Kartoni Jeshil, të vlefshme.

Certifikata e kontrollit teknik, e vlefshme.

Autorizim përdorimi (edhe në anglisht), nëse mjeti nuk është në pronësinë tuaj.

Kujdes! Disa shtete kanë taksa ose tarifa rrugore që duhen paguar në hyrje ose gjatë qarkullimit, informohuni paraprakisht!

Mos e lini për në moment të fundit, kontrolloni dokumentet e drejtuesit dhe të mjetit përpara nisjes!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”