DPSHTRR ka nisur Shërbimin Risi të Targave me Formate të Ndryshme

You are here

Prej disa muajsh, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur shërbimin risi të targave të vogla (për përpara) për autoveturat, targat me përmasa amerikane (përpara/mbrapa) dhe targat e motomjeteve të standardizuara.

Targat me dimension amerikan (305 x 153 mm);

Versioni i vogël italian (360 x 100 mm);

Targat e motoçikletave (177 x 177 mm).

Ky shërbim i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targat/targën ekzistuese (me po ato karaktere) dhe kujtdo që kryen regjistrim të ri.

Mjafton të paraqiteni në Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar mjeti me një dokument identifikimi dhe me lejen e qarkullimit të mjetit tuaj për të bërë kërkesën për formatin e targës që ju dëshironi. 

Për më shumë informacion: www.dpshtrr.gov.al


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga